Lidhje

"Waist Deep" dhe "Click"


“Waist Deep” titullohet filmi me aksion i regjisorit dhe aktorit të njohur Vondie Curtis Hall. Filmi bën fjalë për një ish gangster të reformuar i cili i rikthehet botës së krimit i detyruar nga rrëmbimi i djalit të tij të vogël, duke mbajtur kështu premtimin se gjithmonë do t’i qëndronte pranë të birit.

Pasi i rrëmbehet djali, O2 është vënë në një situatë mjaft të vështirë, zgjedhja mes rikthimit në botën e krimit ose jetës së të birit. Pas një ndjekje me makinë dhe përleshjes me armë, djali ka përfunduar në duart e Meat, udhëheqësit famëkeq të botës së krimit në Los Angeles. O2 i duhet të sigurojë 100 mijë dollarë në këmbim të jetës së të birit. Rrugdalja e vetme për O2 është përçarja e dy grupeve gangestere rivale dhe lufta me botën e krimit.

Por para se të kalojmë tek filmi tjetër i radhës le të ndalemi pak tek datëlindja e australianes Nicolë Kidman e cila e festoi 39 vjetorin me familjen e saj në Sydney.Ajo u tha gazetarëve se datëlindja e saj ishte diçka tejet e zakonshme me dhurata të shumta dhe lule. Por ndryshe nga sa ndodh në Hollywood, Paparazit nuk ju desh ta ndiqte fshehurazi aktoren pasi ajo vet bisedoi me ta...dhe me vonë u dërgoi atyre birrë dhe shishe me ujë. Ka zëra se aktorja do të martohet këtë fundjavë me yllin e muzikës kantri Keith Urban pas martesës dhjetë vjeçare me aktorin Tom Cruise.

Dhe pa u larguar nga ky i fundit..,revista preztigjoze Forbes e ka cilësuar atë yllin numër një në botë. Lista e 100 yjeve më të fuqishëm të cilën e publikon çdo vit revista Forbes e ka bërë Cruise fitues për të dytën herë. Ai u rëndit i pari edhe në vitin 2001. Kualifikimi varet nga të ardhurat si dhe jehona e yjeve. Të ardhurat prej 67 milion dollarësh vitin e kaluar nuk e kanë bërë atë më të paguarin por martesa e tij me Kate Holmes, zënktat në media me aktoren Brooke Shileds’ e kanë bërë atë aktorin më të përfolur.

Revista ka radhitur në vend të dytë grupin Rrolling Stones. Oprah Winfrey në të tretin dhe grupi U2 ka zënë vendin e katërt duke lënë mjeshtrin e golfit Tigerwoods në vend të pestë me të ardhura vjetore prej 90 milion dollarësh.

Vendin e dhjetë e ka zënë autori Dan Brown shitjet e librit të të cilit i kanë kaluar çdo skaj. “The Da Vinci Code” u shit në më shumë se 61 milion kopje.

Çfarë mund të bësh me telekomandën e televizionit, përveçse të ndërrosh stacionet televizive...më mirë se kushdo tjetër kësaj pyetje i përgjigjet Adam Sandler në komedinë “Click” që del sot në kinema. Ai ka arritur të realizojë ëndërrën e çdo burri duke shtënë në dorë një telekomandë me të cilën kontrollon universin ku ai jeton.

I shoqi i Donnës dhe babai i dy fëmijëve është kaq i mbytur në punë saqë shpenzon shumë pak kohë me familjen e tij, biles nuk e di se cila telekomandë kontrollon televizionin. Një ndalesë në dyqan i siguron atij një telekomandë me të cilën ai mund të ndalojë dhe rikthejë çdo ndodhi të jetës së tij. Biles telekomanda i mundëson atij që t’i ulë zërin apo të shpejtojë momentet kur gruaja e tij flet pak sa shumë. Por mesa duket nuk është ai që kontrollon telekomandën por telekomanda po e kontrollon jetën e tij. Ai zbulon se po humbet momentet më interesante të jetës qoftë edhe zënkat me të shoqen.

XS
SM
MD
LG