Lidhje

Shvarc-Shillin: Bosnja ka bërë përparim të mjaftueshëm që zyra e tij të mbyllet vitin e ardhshëm


I dërguari i posaçëm i komunitetit ndërkombëtar i paqes në Bosnjë thotë se vendi ka bërë përparim të mjaftueshëm që zyra e tij të mbyllet vitin e ardhshëm.

Diplomati gjerman Kristian Shvarc-Shillin tha të premten se zyra e përfaqësuesit të lartë ka të ngjarë të mbyllet në qershor 2007. Ai tha se vendimi përfundimtar do të merret në shkurt 2007.

Kjo zyrë u hap në vitin 1995 për zbatimin e dispozitave civile të Marrëveshjes të Paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës civile në Bosnjë. Ajo ka autoritetin të nxjerrë nga puna zyrtarë dhe të nxjerrë ligje.

Zoti Shilling tha se kjo lëvizje tregon se Bosnja ka ecur mjaft përpara në rindërtimin e saj që nga koha e luftës, e cila shkaktoi 200 mijë të vrarë dhe shkatërroi ekonominë.

Ai tha se Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe të tjerë do të vazhdojnë të mbajnë një prani të konsiderueshme në vend edhe pasi të mbyllet zyra e tij. //ze//

XS
SM
MD
LG