Lidhje

Protesta në Sarandë për pronat çame në Greqi


Pjesëtarë të komunitetit çam në Shqipëri u mblodhën në qytetin e Sarandës për të përkujtuar dëbimin e tyre me forcë 62 vjet më parë.

Qindra qytetarë kërkuan zgjidhjen paqësore nga Greqia të çështjes çme përmes një mitingu të zhvilluar mbrëmë në stadiumin e lojrave me dorë në këtë qytet. Sot pjesëtarët e këtij komuniteti udhëtuan drejt kufirit jugor të Shqipërisë me Greqinë, në qytetin e Konispolit, ku zhvilluan gjithashtu një miting përkujtimor.

Pjesëtarët e komunitetit çm kërkojnë zgjidhjen e çështjes së pronave të tyre në Greqi mbi bazë të konventave europiane. Greqia nga ana e saj nuk e ka pranuar egzistencën e çështjes çame. Athina zyrtare mban të aktivizuar një ligj që i ndalon pjesëtarët e këij komunitet të kthehen në Greqi dhe të ngrenë pretendime gjyqësore për pronat e tyre. Greqia e ka argumentuar dëbimin e kësaj popullsie me arësyen se çamët bashkëpunuan me gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pak muaj më parë, Presidenti i Greqisë Karolos Papulias anuloi një takim me Presidentin Alfred Moisiu që pritej të mbahej në Sarandë për shkak të një proteste të komunitetit çam të zhvilluar para vendit ku do të mbahej takimi. //rd//

XS
SM
MD
LG