Lidhje

Nikol Kidman martohet me Kith Ërbën


Ylli i Hollivudit Nikol Kidman u martua përsëri, këtë herë me këngëtarin e muzikës kantri Kith Ërbën.

Çifti shkëmbeu sot unazat gjatë një ceremonie romantike të zhvilluar në buzëmbrëmje në Sidni të Australisë. Policia dhe rojet private të sigurimit u përpoqën të mbajnë larg qindra dashamirës dhe fotografë që të mos pengonin ceremoninë e cila u zhvillua në ritin katolik në një kishë mbi një kodër mha mund të shihet Oqeani Paqësor.

I ati i Kidmanit e përcolli të bijën përgjatë rruginës së kishës ndërsa e motra e saj ishte dama e nderit. Njëra nga shoqërueset e nuses ishte e bija e Kidmanit, 13-vjeçarja Izabelë, e bijësuar prej saj dhe ish burrit të saj, aktorit Tom Kruz. Në dasëm ishte edhe djali tjetër i birësuar prej tyre, 11-vjeçari Konnor.

Sipas televizionit australian, të ftuar ishin edhe miqtë e Kidmanit, aktorët Rassëll Krou dhe Hju Xhekman. Kidman ka lindur në Havai por është rritur në Australi. Ërbën ka lindur në Zelandën e Re por edhe ai është rritur në Australi. Këtë vit ai fitoi një çmim Grami në Shtetet e Bashkuara si këngëtari më i mirë i muzikës kantri. //rd//

XS
SM
MD
LG