Lidhje

Një grup i al-Kaidës thotë se ka vrarë katër pengje ruse


Një grup kryengritës i al-Kaidës thotë se ka vrarë katër punonjës së ambasadës ruse që ishin rrëmbyer në Bagdad këtë muaj.

Grupi nxorri dje një deklaratë në internet, si dhe një video që tregonte vrasjen e të paktën dy prej pengjeve.

Në deklaratë thuhej se vrasja ishte hakmarrje për torturimin dhe vrasjen e vëllezërve dhe motrave tona në duart e qeverisë ruse.

Ministria e jashtme ruse tha se kanë filluar përpjekjet për të provuar vërtetësinë e deklaratës.

Po dje Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki paraqiti një propozim për amnisti, në kuadër të një plani ripajtimi për frenimin e dhunës në vend. Zoti Maliki u tha deputetëve se nga amnistia do të përfitonin ata që nuk kanë marrë pjesë në veprimtari kriminale e terroriste.

XS
SM
MD
LG