Lidhje

Presidenti Sejdiu viziton të martën Shqipërinë


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu shkon neser për një vizitë dy-ditëshe në Tiranë, me ftesë të Presidentit të Shqipërisë Alfred Moisiu.

Gjatë kësaj vizite ai pritet të takohet edhe me kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, si dhe me drejtues të partive politike.

Të marten Presidenti i Kosovës, do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë. Po gjatë kësaj vizite, Universiteti i Tiranës do t'i japë atij titullin "Honoris Causa". Kjo është vizita e parë zyrtare në Tiranë e Presidentit Sejdiu.//lk

XS
SM
MD
LG