Lidhje

Irak: Vriten 15 vetë në një shpërthim në Hilla


Policia irakiane bën të ditur se nga shpërthimi një bombe u vranë të paktën 15 vetë dhe u plagosën disa të tjerë në një treg në Hilla në jug të Bagdadit.

Gjetkë, zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se një ushtar amerikan u vra në një sulm tjetër sot. Ministria e Jashtme e Rusisë i vërtetoi vdekjet e katër punonjësve të ambasadës ruse të marrë peng në Irak në fillim të këtij muaji.

Përmes një deklarate, zyrtarë rusë thanë se viktimat ishin vrarë, me gjithë përpjekjet për lirimin e tyre. Një video e publikuar dje në internet tregonte njerëz me maska që qëllonin me armë një nga diplomatët rusë dhe i prisnin kokën një tjetri.

Një grup kryengritës me lidhje me al-Qaidën tha se i vrau të katër pengjet ruse për hakmarrje ndaj abuzimeve të qeverisë ruse. Të katër pengjet u kapën në fillim të qershorit në një sulm që i kushtoi jetën një rusi të pestë.//lk

XS
SM
MD
LG