Lidhje

Një organizatë jo-qeveritare i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të shtojë angazhimin politik në Luginën e Preshevës

  • Zamira Edwards

Një organizatë jo-qeveritare me ndikim po i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të shtojë angazhimin politik në Luginën e Preshevës në Sërbinë jugore, zonë kjo me një popullsi të madhe shqiptare.

Në një raport të publikuar sot, Grupi Ndërkombëtar i Krizave vë në dukje se në këtë rajon është bërë përparim i ndjeshëm që prej përfundimit të dhunës etnike në vitin 2001, e cila zgjati për më shumë se një vit. Megjithatë, kjo organizatë, që meret me zgjidhjen e konflikteve, paralajmëron mbi mundësinë e shpërthimit përsëri të dhunës në qytetet sërbe me popullsi kryesisht shqiptare afër Kosovës së administruar nga Kombet e Bashkuara, në rast se Kosova fiton pavarësinë ashtu siç pritet.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se si komuniteti ndërkombëtar ashtu edhe udhëheqësit politikë të Kosovës duhet ta bëjnë të qartë se kërkesat e Beogradit për krijimine enklavave sërbe brënda një Kosove të pavarur nuk do të përmbushen; se Kosova nuk do të ndahet dhe Lugina e Preshevës do të mbetet pjesë e Sërbisë.

Qeveria sërbe, thekson ky grup, duhet të braktisë çdo mendim rreth ndarjes së Kosovës. Institucionet qeveritare të ngarkuara me përgjegjësinë për të mbikqyrur Sërbinë jugore duhet të rigjallërohen dhe përparësia duhet të jetë që Shqiptarët të shtojnë pjesëmarrjen e tyre, Beogradi t’i japë autoritet real dhe burimet e komuniteti ndërkombëtar të ndihmojnë në mënyrë aktive. //ze//

XS
SM
MD
LG