Lidhje

NASA ka në plan të dërgojë të shtunën në hapësirë anijen Diskavëri


Agjencia amerikane e hapësirës po përgatitet të dërgojë të shtunën anijen për vajtje-ardhje Discovery dhe një ekuipazh prej 7 anëtarësh në stacionin ndërkombëtar të hapësirës. Pjesëtarët e ekuipazhit thanë sot se lëshimi do të realizohet nëse kushtet e motit e lejojnë.

Misioni i anijes Discovery ka tërhequr kritika në lidhje me sigurinë. Javën e kaluar, zyrtarë të Nasës e pranuan se ekzistojnë rreziqe që lidhen me lëshimin e anijes, por ata thanë se besojnë që ekuipazhi do të kthehet shëndoshë e mirë në Tokë. Misioni i anijes Discovery i jep fund një pezullimi të gjatë që filloi kur anija Columbia u shpërbë në vitin 2003.

XS
SM
MD
LG