Lidhje

Koshtunica deklaron se Beogradi nuk do të heqë kurrë dorë nga kontrolli i Kosovës


Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, bëri sot një vizitë të rrallë në Kosovë, ku u tha serbëve që brohorisnin, se Beogradi nuk do të heqë kurrë dorë nga kontrolli i Kosovës.

Zoti Koshtunica mori pjesë sot në ceremonitë me rastin e betejës së Fushë-Kosovës para më shumë se gjashtë shekujsh. Duke folur në një manastir të ruajtur nën masa të forta sigurimi në enklavën e Graçanicës me shumicë serbe, kryeministri u tha qindra serbëve se Kosova ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pjesë e Serbisë.

Dje, zoti Koshtunica i tha kryeminsitrit britanik, Tony Blair, se Serbia nuk do të pranojë asnjë zgjidhje për Kosovën që imponohet nga jashtë.//lk

XS
SM
MD
LG