Lidhje

Mali i Zi bëhet zyrtarisht anëtar i OKB-së


Republika e Malit të Zi u bë sot vendi anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, një muaj pasi qytetarët malazezë votuan për pavarësinë nga Serbia. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot njëzëri rezolutën për pranimin zyrtarisht të Malit të Zi në radhët e organizatës botërore.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e rekomandoi njëzëri këtë vend për t’u pranuar në radhët e organizatës, nëpërmjet një deklarate javën e kaluar. Me t’u miratuar anëtarësimi, flamuri i Malit të Zi u ngrit me një ceremoni jashtë hyrjes së selisë së OKB-së në Nju Jork.

Në ceremoni morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan dhe udhëheqësit malazezë. Mali i Zi deklaroi pavarësinë nga Serbia më 3 qershor, duke u bërë kështu republika e fundit që shkëputet nga ish-Jugosllavia, një proces i cili filloi në vitet 1990.//lk

XS
SM
MD
LG