Lidhje

SHBA: Izraeli gëzon të drejtën të mbrohet


Administrata e Presidentit Bush thotë se Izraeli gëzon të drejtën të mbrohet. Kjo deklaratë pasoi sulmin që forcat izraelite ndërmorrën në Rripin e Gazës për të liruar një ushtar të rrëmbyer izraelit.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha sot se Izraeli ka të drejtën të mbrojë jetën e shtetasve të vet. Por zëdhënësi i bëri thirrje Izraelit që të marrë të gjitha masat për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm dhe pronat e infrastrukturën palestineze.

Qeveri të tjera u bënë gjithashtu thirrje të dy palëve për t’u treguar të përmbajtura. Bashkimi Evropian u bëri thirrje si izraelitëve ashtu edhe palestinezëve t’i hapin rrugën zgjidhjes diplomatike të krizës.//lk

XS
SM
MD
LG