Lidhje

Palestinezët thonë se forcat izraelite kanë arrestuar zyrtarë të qeverisë së Hamasit


Zyrtarë palestinezë të sigurisë thonë se forcat izraelite kanë arrestuar disa ministra dhe ligjvënës së qeverisë palestineze të drejtuar nga Hamasi, përfshirë zëvendës kryeministrin Nasser Shaer, si pjesë e operacioneve gjithnjë e më intensive izraelite në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Zyrtarët thanë se arrestimet ndodhën sot herët në mëngjes gjatë një aksioni izraelit ndaj një kompleksi ndërtesash në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Këto zhvillime ndodhën ndërsa Izraeli intensifikoi operacionet ushtarake në Rripin e Gazës në një përpjekje për të shpëtuar një ushtar të rrëmbyer nga ekstremistët palestinezë të dielën. Forcat izraelite ndërmorën goditje të reja ajrore në pjesën jugore të Rripit të Gazës, duke vënë në shënjestër një fabrikë armësh.

Zyrtarët palestinezë e kanë dënuar ofensivën e Gazës, por Izraeli thotë se bëhet fjalë për një operacion shpëtimi për të gjetur një ushtar dhe fajëson një udhëheqës të Hamasit në mërgim që jeton në Siri për rrëmbimin.

Katër avionë luftarakë izraelitë fluturuan mbi rezidencën e Presidentit Bashar Assad dje për të ushtruar presion ndaj tij që të punojë për lirimin e ushtarit. Siria e quajti fluturimin një akt agresiv dhe tha se forca e saj ajrore e mbrojtjes hapi zjarr mbi aeroplanët.

Ndërkohë, ekstremistët palestinezë thonë se kanë ekzekutuar një kolon izraelit që ishte rrëmbyer në Bregun Perëndimor. Ekstremistët kishin kërcënuar ta ekzekutonin atë nëse Izraeli nuk ndalte ofensivën në Gaza.

Ndërsa tensionet shkallëzoheshin nga peng-marrjam, qeveria e Hamasit propozoi një këmbim të burgosurish për ta zgjidhur situatpn por Izraeli nuk i është përgjigjur publikisht ofertës.

XS
SM
MD
LG