Lidhje

SHBA: Autoritetet akuzojnë firmën BP për manipulim të çmimit të gazit të lëngshëm


Autoritetet amerikane akuzuan firmën energjitike BP, për manipulim të paligjshëm të çmimit të gazit të lëngshëm në Shtetet e Bashkuara. Gazi i lëngshëm, një nënprodhim i gazit natyror, përdoret për ngrohjen e milione shtëpive në rajonet verilindore të Amerikës.

Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe Komisioni i Shkëmbimit të Aksioneve thonë se firma British Petrolium, bleu sasi të mëdha gazi të lëngët në vitin 2004 dhe e magazinoi atë për të ngritur çmimin. Firma BP thotë se nuk ka shkelur ndonjë ligj, por pushoi nga puna disa zyrtarë të përfshirë në trasaksionin në fjalë. Një ish zyrtar i BP e pranoi se ka marrë pjesë në këtë manipulim dhe ka rënë dakort të ndihmojë prokurorët.

Çmimet e lëndëve energjitike janë një çështje e rëndësishme politike në Shtetet e Bashkuara, ndërsa kostoja e benzinës dhe lëndëve të tjera ka arritur nivele rekord. British Petrolium është një nga kompanitë më të mëdha energjitike në botë.//lk

XS
SM
MD
LG