Lidhje

Romë: Fillon gjyqi ndaj katër klubeve kryesore të futbollit për mashtrime gjatë ndeshjeve


Në Itali, ndaj katër klubeve kryesore të futbollit po zhvillohet gjyq në Romë, nën akuzat për mashtrime gjatë ndeshjeve. Një gjykatë sportive e krijuar nga Federata e Futbollit Italian, filloi sot në stadiumin Olimpik të Romë gjyqin ndaj klubeve të Milanit, Mazios, Fiorentinës dhe Juventusit.

Në këtë skandal janë përfshirë më tepër se 20 zyrtarë të futbollit, mes tyre edhe arbitra. Zyrtarët dhe klubet akuzohen për manipulimin e ndeshjeve, shumica në favor të Juventusit, gjatë sezonit të vitit 2004 dhe 2005. Të gjithë personat e akuzuar kanë mohuar se kanë bërë ndonjë gjë gabim.

Ekipi i gjykatësve mund të marrë vendimin për t’u hequr klubeve titujt e tyre dhe për t’i ulur ata në një grup më poshtë. Vendimi përfundimtar i gjyqit pritet të merret deri më 9 korrik, që është edhe data e përfundimit të Kampionatit Botëror të Futbollit.//lk

XS
SM
MD
LG