Lidhje

Autoritetet serbe kthejnë në Kosovë 110 trupat e fundit të shqiptarëve


Autoritetet serbe kthyen në Kosovë 110 trupat e fundit të shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit dhe të gjetur në varret masive në Serbi. Gjithsej Serbia ka kthyer 836 trupa.

Dorëzimi i tyre u bë sot në zonën kufitare të Merdares. Besohet se eshtrat u përkasin shqiptarëve të vrarë në Kosovë dhe pastaj të dërguar me kamionë në një qendër trajnimi policor jashtë Beogradit dhe në zona të tjerë për t’u varrosur.

Zyrtarët ndërkombëtar kanë përdorur ADN-në për idenfikimin e një pjese të viktimave. Organizatat humanitare ndërkombëtare kanë njoftuar për më shumë se 2 mijë njerëz të cilëve nuk u dihet fati që nga fundi i konfliktit.

XS
SM
MD
LG