Qeveria italiane miratoi qendrimin e trupave të saj në Afganistan, megjithë kundërshtimin e partnerëve të koalicionit të majtë, të cilët kanë kërcënuar se do të votojnë kundër kësaj mase në parlament.
Kabineti miratoi sot njëzëri financimin e misionit, por projekt-ligji që autorizon fondet ka nevojë për miratimin e Parlamentit. Koalicioni qeveritar i kryeministrit Romano Prodi ka një shumicë të ndjeshme në dhomën e ulët, por vetëm një shumicë fare të vogël në Senat.
Italia ka rreth 1 mijë 300 trupa në Afganistan në kuadër të operacioneve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria njoftoi të martën se do të tërheqë deri në 400 trupa, megjithë planet e Natos për zgjerimin e misionit afgan.
Njoftimi ishte një kompromis ndërmjet të majtëve, të cilët kërkojnë tërheqjen e plotë, si dhe anëtarëve të tjerë të koalicionit, të cilët thonë se Italia duhet të luajë rol në operacionet ndërkombëtare në Afganistan.