Lidhje

Anija e hapësirës Diskoveri pritet të niset për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 1 korrik


Anija e hapësirës Discovery është në plan të niset për në Stacionin Ndërkombëtar të hapësirës të shtunën, më 1 korrik, një vendim që ka shkaktuar polemika. Agjencia e Hapësirës, NASA po e dërgon anijen në hapësirë për herë të parë pas rreth një viti, megjithë kundërshtimet e zyrtarëve më të lartë të agjencisë, se inxhinierët nuk kanë bërë gjithshka të mundshme për të arritur sigurinë e anijes, pas humbjes së anijes Columbia tre vjet më parë.

Pas modifikimeve të mundimshme të rezervuarit të jashtëm të anijes Shuttle, NASA do të shohë tani se si fluturon ky krijim i saj. Në punime përfshihej riskicimi i disa pjesëve të izolatorit që mbulon rezervuarin. Synimi është përmirësimi i sigurimit teknik që të mos ketë shkëputje të ndonjë cope të madhe izolanti, që do ta shkatërronte anijen, ashtu sikurse ndodhi me Columbian në vitin 2003. Wane Hale është menaxher i programit:

"Ne i kemi bërë ndryshimin më të madh aerodinamik që i është bërë ndonjëherë kësaj anieje, që kur filluam fluturimet 25 vjet më parë".

Teknikët hoqën 16 kilogramë izolanti nga serbatori i anijes, i cili peshon mbi 1 presje 8 tonë. Menaxheri Hale thotë se do të përpiqet ta pakësojë shkëputjen e izolantit, edhe për flututimet në të ardhmen, por këmbëngul se ky modifikim i fundit më parë duhet të provohet në fluturim.

"Kur bën një ndryshim të madh aerodinamik dhe e ke studjuar atë gjatë provës, në tunelin e erës, nëpërmjet simulimit me kompjuter, dhe në se mendon se është në rregull për të fluturuar, gjithsesi duhet ta vësh në provë në realitet, sepse të gjitha provat dhe analizat kompiuterike nuk janë asnjëherë aq reale sa në jetën e përditshme".

Por shefi i sigurisë i NASA-s dhe kryeinxhineri, shprehën kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi në një mbledhje të menaxherëve të anijes së hapësirës. Ata argumentuan kundërshtimin e tyre për lëshimin e anijes Discovery, ngaqë mendojnë se mbeturinat e lëndës izolante vazhdojnë të përbëjnë kërcënim.

Zoti Hale pranon se nuk mund të eliminohet plotësisht rreziku i shkëputjes së izolantit, për shkak të stresit të jashtëzakonshëm gjatë ngjitjes së anijes. Por analizat teknike të agjencisë tregojnë se nuk ka gjasa të ndodhë një shkëputje më e madhe se 113 gramë. Kjo sasi është më pak se një e shtata e peshës së një cope që shkatoi të çarën e madhe tek krahu i anijes Columbia gjatë lëshimit të saj.

Të dy zyrtarët thonë se janë dakord me vendimin e NASA-s për lëshimin e anijes së hapësirës, ngaqë shkëputja e mundshme e izolantit nuk do ta dëmtonte ekuipazhin, por vetëm anijen. Ata thonë se që nga aksidenti i Kolumbias, NASA i ka rishikuar procedurat për astronautët që ndodhen në orbitë, për inspektimin dhe riparimin e dëmit të shkaktuar nga hedhja. Në se ekziston një problem i pariparueshëm, kjo do të shkaktonte një rifutje të rrezikshme në atmosferë, dhe ekipi mund të qëndrojë në stacionin e hapësirës, derisa të mbërrijë anija e shpëtimit.

Gjatë misionit të ardhshëm, astronauti Piers Sellers do të jetë njëri prej dy anëtarëve të ekuipazhit që praktikojnë teknikat e inspektimit dhe të riparimit gjatë një ecjeje në hapësirë. Ai thotë se anija Duiscovery është gati për të fluturuar.

"Mendoj se kemi mbërritur tani në një pikë, kur i kemi marrë masat për rreziqet më të mëdha dhe në kushtet kur ne i kemi pakësuar sa kemi mundur këto rreziqe, mbeten vetëm ato që nuk dihen".

Në misionin e ardhshëm, përveç realizimit të ecjes në hapësirë, ekipi i anijes do të çojë edhe astronautin gjerman Thomas Reiter për të zgjeruar ekipin e stacionit të hapësirës në tre vetë, për herë të parë që nga koha kur ndodhi aksidenti i Kolumbias. Discovery gjithashtu do të çojë atje furnizime dhe pjesë këmbimi, për ta mbajtur në punë Stacionin e Hapësirës.

XS
SM
MD
LG