Lidhje

Izraeli nuk pranon kërkesat e ekstremistëve për lirimin e ushtarit të rrëmbyer


Izraeli hodhi poshtë kërkesat e ekstremistëve palestinezë që kanë rrëmbyer një ushtar izraelit.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtëme tha se sot se kryeministri izraelit Ehud Olmert përsëriti se nuk do të ketë marrëveshje. Ai tha se ose ushtari izraelit do të lirohet ose Izraeli do të veprojë për të siguruar lirimin e tij.

Po sot, krahu i armatosur i partisë politike Hamas dhe dy organizata të tjera, Komiteti i Rezistencës Popullore dhe Ushtria e Islamit, nxorën një deklaratë ku kërkonin që t’i jepej fund ofensivës izraelite në Gazë dhe lirimin e 1 mijë palestinezëve nga burgjet izraelite.

Ndërkohë, trupat izraelite dhe persona të armatosur palestinezë shkëmbyen sot zjarr në jug të Rripit të Gazës. Sipas njoftimeve të medias, ekstremistët palestinezë qëlluan me të paktën një predhë artilerie një mjet të blinduar izraelit.

Presidenti Bush komenton per gjendjen

Presidenti Bush tha se çelësi për t’i dhënë fund dhunës në Rripin e Gazës është lirimi i ushtarit izraelit.

Presidenti Bush i tha kryeministrit turk Tayyip Erdogan se hapi i parë për ndalimi i dhunës duhet të jetë lirimi i ushtarit izraelit që mbahet nga palestinezët.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar pranë Shtëpisë së Bardhë Fred Jones tha se kryeministri Erdogan i kishte telefonuar Presidentit Bush të shtunën për të diskutuar për dhunën. Biseda 30-minutëshe ishte përqëndruar plotësisht në dhunën në Gazë.

Zoti Jones tha se Presidenti i tha kryeministrit turk se lirimi i 19-vjeçarit Gilad Shalit është kyç për ndaljen e krizës.

Forcat izraelite u futën në Rripin e Gazës këtë javë në kuadër të përpjekjeve për të liruar ushtarin. Këto forca kanë ndaluar gjithashtu 60 zyrtarë të Hamasit, grup ekstremist islamik, i cili fitoi zgjedhjet e fundit palestineze.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se është përgjegjësia e Autoritetit Palestinez të ndalë të gjitha aktet e dhunës dhe terrorit.

Por, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Tony Snow, Hamasi është angazhuar në nxitjen e dhunës, terrorit dhe në marrje pengjesh.//ii

XS
SM
MD
LG