Lidhje

Bagdat: të paktën 66 të vrarë nga shpërthimi i një makine bombë


Një makinë bombë shpërtheu në Bagdatin lindor, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 66 personave dhe plagosjen e rreth 100 të tjerëve.

Autoritetet thonë se shpërthimi ndodhi të shtunën herët në mëngjes në një treg plot me njerëz në lagjen shiite të qytetit Sadr.

Ndërkohë, zyrtarët irakianë njoftojnë se në Bagdat, persona të armatosur rrëmbyen një deputete suni të parlamentit dhe shtatë roje të saj personale. Ajo është Taisir al-Mshhadani, anëtare e Frontit të Marrëveshjes Irakiane, blloku më i madh parlamentar i komunitetit pakicë suni.

Zyrtarët thanë se autokolona e saj u sulmua kur po kalonte nëpër një lagje shiite në veri të Bagdatit. Nuk është e qartë se prej kujt është rrëmbyer ajo.

Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi se një ushtar amerikan në Irak vdiq nga plagët e marra në situatë jo-luftarake. Ushtria tha se ka filluar hetimet. Më shumë se 2 mijë e 500 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në Irak që nga ndërhyrja atje tre vjet më parë.//ii

XS
SM
MD
LG