Lidhje

Presidenti palestinez Abas dënon sulmet ajrore të Izraelit kundër zyrës së kryeministrit Hanije


Presidenti palestinez Mahmud Abas dënoi sulmet ajrore të Izraelit kundër zyrës së kryeministrit Ismail Haniye në qytetin e Gazës, duke e quajtur këtë një akt kriminal.

Zoti Abas dhe zoti Hanijeh bënë sot një viozitë në zyrat e djegura duke akuzuar Izraelin për arrogancë në ofensivën e tij që synon lirimin e një ushtari të rrëmbyer. Deputetë të moderuar palestinezë thanë se veprimet e Izraelit po e rëndojnë më tepër gjendjen.

Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert tha sot se askush nuk është i imunizuar ndaj ofensivës izraelite. Izraeli mban përgjegjës Hamasin për rrëmbimin e ushtarit dhe ka ndërmarrë sulme ajrore kundër disa objekteve në Gazë si presion që ekstremistët të lirojnë ushtarin.

Të paktën një ekstremist i Hamasit u vra në sulmet e sotme me raketa.

Presidenti Abas është takuar me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme për të diskutuar mbi gjendjen. Deri tani bisedimet nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.//ii

XS
SM
MD
LG