Lidhje

Irak: deputetët suni kërcënojnë ta bojkotojnë parlamentin


Ligjvënësit suni në Irak po kërcënojnë ta bojkotojnë parlamentin, derisa të lirohet njëri prej kolegëve të tyre i rrëmbyer dje në Bagdad.

Policia irakiane thotë se një tjetër deputet, një shiit, mundi t’i shpëtojë sot një përpjekjeje për vrasjen e tij, kur një bombë shpërtheu në autokolonën me të cilën ai po udhëtonte në distriktin Karrada të kryeqytetit.

Po sot, të paktën katër persona u vranë në incidente me dhunë në Bagdat dhe në veri të vendit, në qytetin Rashad.

Ndërkohë, zyrtarët irakianë thonë se Abu Musab al-Zarkawi, udhëheqësi i vrarë i Al-Kaidës në Irak, është varrosur në një vend të panjohur në Irak. Zarkavi u vra më 7 qershor, nga një sulm ajror në verilindje të Bagdadit.

Gruaja e Sadamit në listën e të kërkuarve

Iraku e ka përfshirë gruan e parë të ish-Presidentit Sadam Husein dhe vajzën e tij të madhe në lisën e 41 personave më të kërkuar.

Vajza e Sadamit e quajtur Raghad, ka patur rol kryesor në organizimin e mbrojtes ligjore të të atit ndaj akuzave për krime kundër njerëzimit. Nëna e saj, Sajida Kairallah Tulfah, mendohet se jeton në Katar.

Në listën e personave më të kërkuar përfshihen Abu Ayyub al-Masri, udhëheqësi i ri i Al-Kaidës në Irak, që zëvendësoi Abu Musab Al-Zarkawin, pas vrasjes së tij më 7 qershor, gjatë një sulmi ajror në verilindje të Bagdadit.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Irakut, Muwaffaq al-Rubaie, tha sot se lista e personave më të kërkuar po publikohet me qëllim që populli irakian të njohë armiqtë e tij. Al-Rubaie u bën thirrje vendeve të ndryshme të botës t’ia dorëzojnë këta persona popullit irakian, me qëllim që ndaj tyre të fillojnë proceset gjyqësore.//ii

XS
SM
MD
LG