Lidhje

Izraeli kundërshton ofertën e ekremistëve palestinezë për lirimin e ushtarit


Kryeministri izraelit Ehud Olmert nuk e pranoi ofertën e ekstremistëve palestinezë, që mbajnë peng ushtarin izraelit, për të liruar të burgosur palestinezë deri nesër. Zoti Olmert tha se qeveria e tij nuk do të zhvillojë negociata për të siguruar lirmin e ushtarit 19 vjeçar që u rrëmbye më 25 qershor.

Qeveria palestineze, tha ai, është përgjegjëse për lirinë dhe jetën e ushtarit. Tre grupe ekstremiste palestineze kanë lëshuar kërcënime të paspecifikuara ndaj Izraelit, në se ai nuk liron qindra të burgosur.

Sot forcat izraelite hynë në Gazë në kërkim të lëndëve shpërthyese dhe tuneleve të fshehtë, që mund të çojnë në shtetin hebraik.

Po sot Presidenti Palestinez Mahmud Abaz bisedoi në telefon me Presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar rreth situatës. Zoti Putin ishte takuar më parë sot në Moskë me ministrin e jashtëm izraelit Tzipi Livni. //ad//

XS
SM
MD
LG