Lidhje

Irak: 8 të vrarë nga shpërthimi i dy makinave bombë


Zyrtarët irakianë thonë se nga shpërthimi i dy makinave bombë në Irak janë vrarë 8 vetë. Makina e parë shpërtheu në një treg në veri të Mosulit, duke vrarë 5 dhe plagosur më shumë se 20 vetë.

Autoritetet thanë se shpërthimi synonte, mesa duket, një patrullë policore, por pa arritur ta godasë atë. Disa orë më vonë, një makinë bombë vrau tre vetë dhe plagosi 25 të tjerë në një zonë tregtare në jug të Bagdadit. Kjo zonë u sulmua edhe dje.

Nga zhvillime të tjera, një marins amerikan u vra gjatë një përleshje në provincën al-Anbar. Ndërkohë një grup kryengritës shi’it, më parë i panjohur, tha se ka kryer sulme kundër amerikanëve, britanikëve dhe forcave të tjera të koalicionit.

Mesazhi nga grupi i njohur me emrin Rezistenca Myslimane në Irak, që u transmetua nga një stacion televiziv libanez, pretendon se anëtarët e tij nuk do të godasin ushtarë dhe civilë irakianë. //ad//

XS
SM
MD
LG