Lidhje

Depresioni dhe sëmundjet e zemrës; Miqësia e ngushtë në rënie


“A ndihmon qëndrimi pozitiv në zgjatjen e jetës? Apo e kundërta, a ndikon gjendja e nderë shpirtërore në prekjen nga sëmundjet?”

Këtyre pyetjeve përpiqet t’u përgjigjet mjekja Mari Hulli e qëndrës mjekësore të veteranëve, pranë universitetit të Kalifornisë në San Francisko. Ajo është autore e studimit mbi lidhjet e depresionit me sëmundjet e zemrës.

“Shumica e studimeve kanë arritur në përfundimin se depresioni pasohet nga rreziku në rritje i sulmeve në zemër. Kjo do të thotë se depresioni afekton jo vetëm mendjen por edhe trupin”.

Në fakt, mjekja Hulli vuri re gjatë studimit se një në çdo 3 pacientë me sëmundje të zemrës vuante nga depresioni. Një lidhje e tillë midis gjendjes mendore e fizike nuk e befason pacientin Uilli Kouan, i cili ka patur probleme me shëndetin, përfshi dy raste të hemoragjisë cerebrale dhe një operacion bajpas në zemër.

“Problemet e zemrës lindën pak vjet më parë, por për shumë vite unë kam vuajtur nga depresioni”, thotë ai.

Shtrohet pyetja, përse depresioni ndikon në shëndetin e zemrës?

“Duket se tek pacientët me depresion, niveli i hormoneve të stresit rritet dhe kjo mund të dëmtojë zemrën. Ose mund të jetë mënyra e sjelljes. Për shembull personi me depression nuk ka dëshirë e vullnet të marrë rregullisht ilaçet ose nuk përdor ushqime të shëndetëshme ose nuk kryen fizkulturë. Të gjitha këto janë me pasoja në zemër”, thotë mjekja Hulli.

Ajo shton se mjekët dhe pacientët duhet të kenë parasysh depresionin kur trajtojnë sëmundjet fizike.

“Trajtimi i depresionit që në fillim të shfaqjes së tij mund t’i ndihmojnë pacienttët të shërohen më mirë e më shpejt nga sëmundje të tjera.” , thotë autorja e studimit.

Për trajtimin e depresionit ka shumë mënyra që janë treguar të efektëshme. Ndër simptomat e depresionit janë lodhja dhe qëndrimi shpërfillës ose pa interes ndaj gjërave që më parë shikoheshin si të pëlqyeshme. “Në raste të tilla. një visitë tek mjeku do të ishte e këshillueshme”, thotë studiuesja.

Miqësia e ngushtë në rënie

“Në se rrethi juaj shoqëror është zvogëluar, për këtë mos u shqetësoni. Ju nuk jeni vetëm”. Kështu thuhet në studimin e kryer nga një grup sociologësh amerikanë.

Sipas studimit, numri i miqësive të ngushta mes amerikanëve ka rënë 33 përqind gjatë dy dekadave të fundit. Pra, çdo person ka tani një shok, shoqe, apo mik të ngushtë më pak sesa më parë. Ndërsa numri i atyre që thanë se nuk kishin asnjë shok a shoqe të ngushtë për të folur rreth gjërave të rendësishme apo për të qarë hallet, u dyfishua.

Por studimi ka edhe një anë positive. Në të thuhet se ndryshe nga 20 vjet më pare, sot shumë amerikanë thonë se njerëzit më të besueshëm për ta janë bashkëshortët ose partnerët e tyre.

Ekspertët thonë se pakësimi i miqësive të ngushta mes amerikanëve duket se shkaktohet nga ndryshimet në shoqëri. Njerëzit sot punojnë më shumë orë në ditë dhe përdorin më shpesh teknologjinë kompjuterike si përshembull postën elektronike për të komunikuar me njëri tjetrin.

Në studim thuhet se mungesa e një rrethi të ngushtë shoqëror mund ta bëjë njeriun të ndjehet i vetmuar dhe mund të afektojë shëndetin mendor e fizik duke ndikuar në rritjen e tensionit të gjakut e shtimin e depresionit.

XS
SM
MD
LG