Lidhje

Maqedoni: zgjedhjet parlamentare


Në Maqedoni sot mbahen zgjedhjet parlamentare, pas një fushate elektorale që u shoqërua me incidente dhunë mes shqiptarëve. Zgjedhjet po vëzhgohen nga afër nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO, në kushtet kur Maqedonia synon të anëtarësohet në të dyja këto organizata.

Që kur filloi fushata, më 15 qershor, në zyrat e partive të shqiptarëve në Tetovë, ka patur disa incidente me dhunë, si shkëmbim me armë dhe hedhje granadash. Dhuna ndaloi pas thirrjeve për qetësi nga Washingtoni dhe nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Vllado Buçkovski synon që në zgjedhjet e ditës së nesërme të sigurojë numrin më të madh të votave për partinë e tij të qendrës së majtë, Partia Socialdemokrate, e cila udhëheq koalicionin qeverisës. Kjo parti ka një rivale të fortë në zgjedhje, partinë nacionaliste të opozitës.

Mbi 1 milion e 700 mijë vetë kanë të drejtën e votës për zgjedhjen e 120 deputetëve mes 2 mijë e 700 kandidatëve nga më shumë se 30 parti politike.//lk

XS
SM
MD
LG