Lidhje

Izraeli i jep urdhër ushtrisë të zgjerojë operacionet në Rripin e Gazës


Izraeli i dha urdhër ushtrisë të zgjerojë operacionet në Rripin e Gazës për të parandaluar sulme me raketa nga palestinezët. Sipas planit të miratuar nga kryeministri Ehud Olmert trupat do të hyjnë më thellë në Rripin e Gazës për të krijuar një zonë të mbrojtur.

Vendimi u mor pas lëshimit të një rakete dje, nga qyteti i Ashkelonit që ra në pjesën jugore të Izraelit. Nga sulmi nuk pati ndonjë viktimë, por kjo ishte hera e parë që një raketë bie në qendër të një qyteti të madh izraelit.

Përgjegjësinë për sulmin e mori krahu ushtarak i grupit Hamas që kontrollon qeverinë izraelite. Izraeli i kishte tërhequr trupat nga Gaza dhe i kishte detyruar kolonët hebraikë të largoheshin nga shtëpitë e tyre në territorin palestinez, pothuajse një vit më parë, pas pushtimit 40 vjeçar të këtij territori.//lk

XS
SM
MD
LG