Lidhje

Anija Kolumbia ankorohet me sukses me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës


Anija e Hapësirës Kolumbia, u ankorua sot me sukses me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Anëtarët e ekuipazhit morën fotografi të hollësishme të mbulesës së nxehtësisë së anijes, për të kontrolluar në se ka patur ndonjë dëm gjatë lëshimit të Diskavërit ditën e martë.

Ekipi vendosi një krah 15 metërsh të pajisur me një kamera dhe me rreze lazer për inspektimin e pjesës së jashtme të orbitës. Megjithëse inspektimi i anijes nuk ka përfunduar, zyrtarët e Agjencisë së Hapësirës NASA thanë se nuk është zbuluar ndonjë dëmtim që përbën shqetësim.

Pamjet me video treguan se pesë copra, ndoshta pjesë e izolantit, ranë nga rezervuari i jashtëm i anijes, gjatë lëshimit të saj, por ato nuk paraqesin shqetësim lidhur me sigurinë e anijes.//lk

XS
SM
MD
LG