Lidhje

Ndërron jetë Pjetër Arbnori


Ish-kryetari i Parlamentit të Shqiperisë, Pjetër Arbnori, ndërroi jetë mbrëmë në moshën 71 vjeçare pas disa shqetësimeve të papritura të shëndetit.

Mjekimet e specializuara në një spital të Napolit nuk e ndryshuan situatën e tij shëndetësore. Zoti Arbnori kishte vuajtur 28 vjet burg për arsye politike si kundërshtar i regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ai u bë më pas një prej themeluesve të Partisë Demokratike, deputet dhe kryetar i parlamentit, në periudhën më të vështirë të kalimit të vendit nga diktatura në demokraci.

XS
SM
MD
LG