Lidhje

Aksident ajror në Siberi


Njoftimet e shtypit nga Rusia bëjnë të ditur se mos funksionimi i frenave mund të ketë shkaktuar aksidentin e rëndë dje të një aeroplani në Siberi. Të paktën 124 veta humbën jetën.

Hetuesit thanë se kanë gjetur kutinë e zezë të aeroplanit, e cila mund t’u japë atyre informacione të vlefshme rreth shkakut të katastrofës.

Presidenti rus Vladimir Putin e shpalli ditën e sotme ditë zie. Të gjitha programet televizive të argëtimit janë anulluar.

Avioni i tipit Airbus 310 i linjës Sibir kishte më shumë se 200 veta në bord ishte nisur nga Moska për në qytetin Irkutsk të Siberisë. Ai doli nga një pistë e lagur nga shiu, u përplas në një pengesë betoni dhe shpërtheu në flakë.

Autoritetet thonë se 60 persona të tjerë arritën të shpëtonin nga përplasja, disa me djegje të rënda. Një numër pasagjerësh të tjerë arritën të shpëtonin pa u dëmtuar.

//ze//

XS
SM
MD
LG