Lidhje

Në Hagë fillon gjyqi ndaj gjashtë serbëve të akuzuar për krime lufte në Kosovë


Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë filloi gjyqin ndaj gjashtë politikanëve dhe gjeneralëve serbë të akuzuar për krime lufte, gjatë fushatës serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitet 1998 dhe 1999.

Të gjashtë të pandehurit ishin aleatë të ngushtë të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në Hagë në muajin mars i ndeshur me akuza të ngjashme. Mes të pandehurve janë ish-presidenti serb Milan Milutinoviç, ish-kryeministri serb Nikola Sainoviç, ish-shefi i ushtrisë jugosllave Dragoljub Ojdaniç dhe tre gjeneralë të tjerë: Pavkoviç, Lazareviç dhe Lukiç.

Prokurori Tomas Hanius i filloi sot punimet e gjyqit, duke i akuzuar të pandehurit për bashkëpunim me Sllobodan Millosheviçin për të ruajtur kontrollin serb në Kosovë, duke shpërngulur me forcë 800 mijë shqiptarë. Të pandehurit akuzohen gjithashtu për krime kundër shqiptarëve, të kryera nga trupat serbe dhe se kanë dështuar në dënimin e autorëve të krimeve.//lk

XS
SM
MD
LG