Lidhje

Astronautët e anijes Diskavëri kryejnë ecjen e dytë në hapësirë


Dy astronautë të anijes amerikane të hapësirës Discovery po zhvillojnë të dytën e tre ecjeve në hapësirë, jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Majk Fosum dhe Pier Sellers po përdorin një krah robotik për të nxjerrë një pompë rezervë nga stacioni dhe për të zëvendësuar një kabëll të dëmtuar të stacionit.

Ecja është planifikuar të zgjasë 6 orë e gjysëm. Astronauti britanik Sellers dhe kolegu i tij amerikan Fosum kaluan dje 7 orë jashtë stacionit, duke kryer riparime dhe duke provuar qëndrueshmërinë e një krahu 30 metërsh.

Të mërkurën, astronautët do të dalin përsëri jashtë stacionit, për të praktikuar teknikat e riparimit që synojnë shtimin e sigurisë së anijes së hapësirës. Dje, NASA përfundoi inspektimin e mbulesës së nxehtësisë së anijes dhe e pastruan atë nga mbetjet, për të realizuar një kthim të sigurtë në Tokë.

XS
SM
MD
LG