Lidhje

OKB paralajmëron se gripi i shpendëve është duke u përhapur në Afrikë


Një zyrtar i OKB-së paralajmëroi se gripi i shpendëve është ende duke u përhapur në Afrikë dhe se do të vazhdojë të përbëjë kërcënim për vite të tëra në të ardhmen.

David Harçarik, zëvendës drejtor i Agjencisë së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, e bërë këtë paralajmërim sot në Gjenevë, gjatë një konference mbi gripin e shpendëve. Zoti Harçarik tha se ekspertët kanë qënë në gjendje ta ndalojnë përhapjen e variantit më patogjenik të gripit të shpendëve në shumicën e vendeve ku ai është shfaqur. Por ai shtoi se virusi pritet të përbëjë rrezik edhe për vitete e ardhshme dhe se mund të bëhet endemik për shpendët në kontinentin afrikan.

Deri tani, në Afrikë, raste të virusit H5N1, varianti më vdekjeprurës i gripit të shpendëve, ka patur në Nigeri, Niger, Xhibut dhe Egjipt.//lk

XS
SM
MD
LG