Lidhje

Irak: Vriten 18 vetë në disa incidente me dhunë


Policia në Irak thotë se persona të armatosur vranë 7 udhëtarë të një autobuzi në një zonë kryesisht suni të Bagdatit, pas shpërthimit të një makine bombe që shkaktoi 8 të vrarë në një lagje kryesisht shi'ite të kryeqytetit. Policia thotë se mes viktimave të autobuzit ishte edhe një grua.

Personat e armatosur e sulmuan autobuzin disa orë pas shpërthimit të makinës bombë në lagjen Sadër të Bagdatit. Nga një shpërthim tjetër, po sot, në qendër të Bagdatit u vranaë edhe tre vetë të tjerë. Sulmet janë të fundit në serinë e valës së dhunës sektare në Bagdat që ka shkaktuar 60 viktima që nga dita e djeshme.

Në veri të Irakut, kryeministri Nouri al-Maliki foli para Asamblesë Kombëtare Kurde dhe bëri thirrje për unitet në mbështetje të qeverisë së re të vendit. Po në Irakun verior, një kamion bombë shpërtheu pranë zyrave të një prej pative kurde në Kirkuk, duke shkaktuar 3 viktima dhe plagosur 8 të tjerë.//lk

XS
SM
MD
LG