Lidhje

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, u zotua të zhvillojë 'luftën të hapur' kundër Izraelit


Udhëheqësi i grupit ekstremist libanez Hezbollah, Hasan Nasrallah, u zotua të zhvillojë luftën të hapur kundër Izraelit, pasi u shpëtoi gjallë sulmeve ajrore izraelite kundër shtëpisë dhe zyrës së tij në Beirut.

Në një mesazh që u transmetua dje, Nasrallahu tha se Izraeli do të përjetojë përgjigjen e Hezbollahut në të gjitha nivelet deri ne qytetin Haifa në veri e matanë tij.

Ai lavdëroi gjithashtu një sulm kundër një anijeje të marinës izraelite në bregdetin libanez. Një zëdhënës izraelit tha më vonë se anija ishte dëmtuar rëndë dhe po rimorkiohohej drejt Izraelit. Katër vetave nuk u dihet fati.

Në orët e para të ditës së sotme, ushtria izraelite njoftoi se një anije civile u godit gjatë të njëjtit sulm. Nuk është ende e qartë se cilit vend i takon anija civile apo në se pati viktima në bord.

Këtu në Washington, zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të vlerësojnë situatën e tyre personale të sigurisë dhe të shqyrtojnë mundësinë e largimit nga Libani kur kushtet të jenë të favorshme. Megjithatë, ai tha se asnjë zyrtar amerikan nuk është larguar nga Libani sepse aktualisht nuk ka mundësi për largimin e tyre. //ze

XS
SM
MD
LG