Lidhje

Bantz Craddock emërohet kryekomandant i ri i forcave amerikane dhe NATO-s në Evropë


Presidenti Bush emëroi gjeneralin e ushtrisë amerikane, Bantz Craddock, në postin e kryekomandantit të trupave amerikane dhe të Natos në Evropë.

Nëse kjo kandidaturë miratohet nga senati, ai do të zëvendosjë gjeneralin James Jones si Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë. Nuk është caktuar ndonjë datë për dorëzimin e detyrës.

Gjeneral Craddock kryeson Komandën Jugore Amerikane. Ndër detyrat e tanishme të tij përfshihet edhe mbikqyrja e burgut amerikan të Guantanamos në Kubë, i cila ka ngjallur debate të mëdha.

XS
SM
MD
LG