Lidhje

Serbi: 10 veta akuzohen se kanë ndihmuar Gjeneralin Ratko Mlladiç t’i shpëtojë arrestimit


Prokurorët në Serbi kanë ngritur padi ndaj 10 vetëve nën akuzat se kanë ndihmuar të akuzuarin për krime lufte, Gjeneralin Ratko Mlladiç, t’i shpëtojë arrestimit.

Zyrtarët thonë se të 10 të akuzuarit u arrestuan në operacione të ndryshme gjatë këtij viti. Prokurorët thanë se duke ndihmuar Mlladiçin t’i shpëtojë drejtësisë, të akuzuarit kanë rrezikuar pozitën ndërkombëtare të Serbisë.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte ka ngritur padi ndaj gjeneralit serb të Bosnjes, Mlladiç, për sulme ndaj civilëve gjatë konflikteve ballkanike të viteve ’90.

Gjenerali Mlladiç ishte komandanti më i lartë i forcave sërbe në Bosnje-Hercegovinë. Ai dyshohet të ketë dhënë urdhër për masakrimin e 8 mijë burrave dhe djemve muslimanë në vitin 1995 pasi Srebrenica ra në duart e forcave sërbe.

Bashkimi Evropian pezulloi në muajin maj bisedimet për marrëdhënie më të mira me Sërbinë pasi ky vend nuk arriti të kapte Mlladiçin dhe t’ia dorëzonte Gjykatës së Hagës. //ze

XS
SM
MD
LG