Lidhje

Udhëheqësit e botës së industrializuar mblidhen në Shën Petersburg


Presidenti rus Vladimir Putin përshëndeti arritjen e udhëheqësve të shtatë vendeve më të industrializuara të botës në Shën Petersburg për takimin e nivelit të lartë të Grupit të Tetëshes.

Udhëheqësit morën pjesë në një banket para bisedimeve zyrtare që hapen nesër. Presidenti Putin kishte planifikuar që takimi të përqëndrohej në çështje të energjisë dhe në luftën kundër sëmundjeve infektive por dhuna në Lindjen e Mesme ka të ngjarë të jetë tema kryesore e bisedimeve.

Sot presidentët Bush dhe Putin u angazhuan të mbajnë lidhje të mira midis dy vendeve dhe të bashkëpunojnë për të luftuar terrorizmin dhe përhapjen e armëve bërthamore. Të dy udhëheqësit u takuan privatisht. Ata thanë se kishin diskutuar edhe për shqetësimet se Rusia duket se po largohet nga rruga demokratike. Zoti Bush tha se e kupton që Moska nuk do të ndërtojë një demokraci të stilit amerikan por përmendi përpjekjet amerikane për ndërtimin e demokracisë në vende të tjera si Iraku. Udhëheqësi rus u përgjigj duke thënë se vendi i tij nuk do të dëshironte të kishte një demokraci si në Irak. //rd//

XS
SM
MD
LG