Lidhje

Të rinj shqiptarë vizitojnë Zërin e Amerikës, tregojnë përvojën e tyre


Më 1 korrik, Universiteti Wake Forest në Karolinën e Veriut mirëpriti një grup prej 45 të rinjsh nga rajoni euro-aziatik, mes tyre edhe shqiptarë, në kuadër të programit pilot “Nisma Benjamin Franklin për Marrëdhëniet Transatlantike.”

Ata jane: Sergei Hoxha, 16-vjeç, nxënës në shkollën e Mesme Petro Nini Luarasi në Tiranë; Arban Bislimi, i cili ka ardhur si një i ri nga Franca e qe studion aktualisht në Fakultetin e Shkencave Politike, në Universitetin e Parisit dhe Fisnik Oseku, nxënës i Shkollës së Mesme nga Maqedonia.

Është e pamundur të dallosh të rinjtë shqiptarë në mes të mbi 40 të rinjve që mbërrijnë tek Zëri i Amerikës. Të gjithë folës të mirë të anglishtes dhe të entusiazmuar nga përvoja e re që kanë hasur gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, ata ngjajnë si çdo i ri tjetër nga Evropa pjesëmarrës në këtë program.

Por nga biseda me ta shfaqen përvoja krejt të ndryshme që ata kanë kaluar gjatë jetës së tyre të re.

Nga ana e tyre, Organizatorët e programit shpresojnë se këta përfaqësues të rinisë euro-aziatike do të kthehen një ditë në Uashington si diplomatët e ardhshëm që do t’i çojnë në një nivel të ri marrëdhëniet trans-atlantike.//ii

XS
SM
MD
LG