Lidhje

Libani akuzoi Shtetet e Bashkuara për bllokimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit për armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut


Libani akuzoi Shtetet e Bashkuara për bllokimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit, e cila bënte thirrje për armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Sipas diplomatëve, Shtetet e Bashkuara argumentuan në diskutimet me dyer të mbyllura mbrëmë vonë, se Këshilli i Sigurimit nuk duhet të bëjë deklarata mbi situatën në Liban.

Diplomatët thanë se Shtetet e Bashkuara donin që takimi i nivelit të lartë i Grupit të Tetëshes, i cili po zhvillohet në Shën Petersburg të Rusisë, të përqëndrohet tek displomacia për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme.

I dërguari i posaçëm i Libanit në OKB, Nuhad Mahmud, tha se dështimi për një thirrje për armëpushim ishte i papranueshëm sepse populli libanez po bombardohet dhe njerëzit po vdesin.

Qeveria libaneze i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të enjten që të miratonte një rezolutë armëpushimi. Pritet që Këshilli i Sigurimit të mblidhet përsëri nesër. //ze

XS
SM
MD
LG