Lidhje

NASA: anija Discovery mund të kthehet nesër në Tokë


Agjencia amerikane e hapësirës NASA tha se anija e hapësirës Discovery mund të kthehet nesër në Tokë, pas një inspektimi sipas së cilit koraca mbrojtëse e saj nuk është dëmtuar.

Vendimi i sotëm i mor pasi inxhinierët e NASA-s studiuan imazhet nga inspektimet e bëra rreth 350 kilometra mbi tokë. Inspektimet e krahëve dhe pjesës së përparme të anijes u kryen dje dhe të premten nga ekuipazhi me sensorë që iu ngjitën krahut robotik.

Inspektimi synonte parandalimin e një tragjedie si ajo e Columbias në vitin 2003, kur shtatë astronautë humbën jetën gjatë hyrjes në atmosferën e tokës për shkak të dëmtimeve në një nga krahët e anijes.//rd//

XS
SM
MD
LG