Lidhje

Lirohen gjashtë nga 30 zyrtarët e rrëmbyer të federates olimpike irakiane


Zyrtarët irakianë thonë se personat e armatosur që kishin rrëmbyer 30 zyrtarë të federatës së lojrave olimpike irakiane kanë liruar 6 prej tyre në Bagdat. Autoritetet thonë se i gjetën 6 pengjet e liruara me sy të mbuluar, dhe se nuk ka njoftime për pengjet e tjera, ndër të cilët edhe shefin e Komitetit Olimpik Irakian. Ndërkohë persona të armatosur sulmuan një pavion në një spital në verilindje të Bagdatit dhe çliruan një numër ekstremistësh të plagosur.

Në zhvillime të tjera, Britania njofton se një ushtar i saj është vrarë dhe pranë qytetit jugor të Basrës. Kjo ishte viktima e parë nga radhët e trupave britanike në Irak që nga fundi i majit. Në një tjetër incident, dy ushtarë të tjerë britanikë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës.

Ndërkaq, në Kirkuk forcat amerikane dhe ato irakiane vranë një person të armatosur dhe kapën 2 të tjerë pasi personat i zunë pritë dhe plagosën një oficer irakian sigurimi.

XS
SM
MD
LG