Lidhje

Bëhen zyrtare disa komente jozyrtare të Presidentit Bush


Një mikrofon i hapur gjatë drekës së sotme të udhëheqësve të Grupit të Tetëshes kishte inçizuar disa komente jozyrtare të Presidentit Bush ku ai fliste hapur për gjendjen në Lindjen e Mesme.

Në një moment, kur ai mendonte se po fliste privatisht me kryeministrin britanik Toni Bler, presidenti u dëgjua të përdorte një sharje, duke folur për sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit.

Presidenti Bush tha në bisedën gjatë drekës se ka në plan të dërgojë Sekretaren e Shtetit Kondoliza Rajs në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të ndalur shkallëzimin e dhunës.

Kryeministri Bler ra dakord dhe theksoi rëndësinë e përgatitjeve të duhura për udhëtimin duke thënë se Sekretarja Rajs nuk duhet të shkonte në Lindjen e Mesme vetëm për bisedime. Presidenti Bush u përgjigj duke thënë se dhuna do të ndërpritej, nëse dikush do të bindëte Sirinë që ta bënte Hezbollahun të ndalonte dhe pastaj përdori sharjen.//lk

XS
SM
MD
LG