Lidhje

Anija Diskavëri kthehet në Tokë pas një misioni të suksesshëm


Anija e hapësirës Diskavëri u kthye e sigurtë në Tokë në Qendrën e Hapësirës Kenedi, në Florida. Diskavëri preku tokën fare qetë mes një qielli të vrenjtur, ndërsa të afërmit e astronautëve dhe personeli i NASA-s brohorisnin.

Diskavëri dhe 6 anëtarët e ekipazhit të tij dërguan furnizime, pajisje dhe një anëtar ekuipazhi për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Ekuipazhi i Diskavërit bëri 3 ecje në hapësirë për të riparuar pajisjet e stacionit. Misioni 13 ditor i Diskavërit ka shtuar shpresat e NASA-s për t’i rimëkëmbur nga katastrofa e anijes Kolumbia në vitin 2003.

Kolumbia u shpërbë mbi shtetin Teksas, gjatë kthimit në Tokë, duke shkaktuar vdekjen e të 7 astronautëve. NASA ka në plan të bërë 16 fluturime në hapësirë për të përfunduar punën në stacionin ndërkombëtar të hapësirës. Fluturimi tjetër në hapësirë do të bëhet nga fundi i gushtit.//lk

XS
SM
MD
LG