Lidhje

Serbia paralajmëron përsëri kundër pavarësisë së Kosovës


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, paralajmëroi përsëri se dhënia e pavarësisë Kosovës mund të krijojë përsëri paqëndrueshmëri në Ballkan dhe se do të krijonte një precedent të dëmshëm edhe për vende të tjera të botës.

Në fjalimin që mbajti sot në Bruksel, zoti Tadiç tha gjithashtu se nuk ka vendosur ende në se do të marrë pjesë në bisedimet e nivelit të lartë, të organizuara nga OKB-ja, që mbahen më 24 korrik në Vienë.

Zoti Tadiç tha se Serbia është e gatshme të shkojë në bisedime, ku do të marrin pjesë edhe udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës. Por ai shtoi se kërkon të dijë paraprakisht rendin e ditës dhe pastaj të vendosë për pjesëmarrjen në bisedime.

Në një tjetër zhvillim, në Vienë sot dhe nesër po mbahen bisedimet teknike mes Prishtinës dhe Beogradit. Nuk ka patur njoftim për përparim në bisedime, të cilat këtë herë po përqëndrohen në një marrëveshje për të garantuar mbrojtjen e qendrave fetare dhe kulturore në Kosovë.

XS
SM
MD
LG