Lidhje

Bler: Nuk ekziston asnjë pengesë politike që Kroacia të bëhet anëtare e BE-së


Kryeministri britanik Toni Bler i tha kryeministrit kroat Ivo Sanader se nuk ekziston asnjë pengesë politike që Kroacia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Zoti Bler tha se çështja e vetme është nëse Kroacia do të jetë në gjendje të plotësojë kushtet për anëtarësim. Ndër këto kushte përfshihet zbatimi i një sërë reformash.

Muajin e kaluar Kroacia filloi bisedimet zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda vitit 2009. Bisedime të ngjashme Kroacia ka filluar edhe për anëtarësim në Nato, dhe kryeministri britanik tha se ai e mbështet këtë përpjekje.

Takimi i sotëm në Londër ishte i pari takim zyrtar midis kryeministrave të Britanisë dhe Kroacisë.

XS
SM
MD
LG