Lidhje

Irak: 54 viktima nga një sulm vetëvrasës


Autoritetet irakiane thonë se mbi 54 vetë u vranë nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë në qytetin jugor të Kufas me popullsi kryesisht shiitë.

Policia tha se mbi 100 veta të tjerë u plagosën dje kur personi vetvrasës e drejtoi makinën e mbushur me lëndë shpërthyese mes një grupi njerëzish, kryesisht shiitë, që prisnin për të gjetur punë.

Në akte të tjera dhune, 7 policë u vranë nga shpërthimi i një bombe në qytetin verior të Kirkukut. Ndërsa në jug të paktën 4 irakianë humbën jetën në një përleshje me trupat britanike gjatë bastisjes së një zone ku dyshohej se ndodheshin armë.

Ndërkohë, Këshilltari i Sigurimit Kombëtar të Irakut njoftoi për arrestimin e disa udhëheqësve të al-Kaidës në Irak. Ai tha gjithashtu se një terrorist jordanez, përgjegjës për vrasjen dhe gjymtimin e 2 ushtarëve amerikanë, u vra në një përleshje me forcat e sigurimit.

XS
SM
MD
LG