Lidhje

Hysa: Takimi i Vjenës, përsëri pa shkëmbim pikëpamjesh mes serbëve dhe shqiptarëve

  • Intervistoi: Konda

Në datën 18 dhe 19 korrik në Vjenë u zhvillua raundi i shtatë i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e mbrojtjes së objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare, dhe decentralizimin. Për të mësuar se çfarë është biseduar në takime, Zëri i Amerikës intervistoi për programin televiziv “Ditari” Kryetarin e Delegacionit shqiptar ne bisedimet për trashëgiminë kulturore, Ylber Hysa.

Zëri i Amerikës: Në bisedimet e djeshme u tha se nuk ka patur asnjë lloj përparimi. Po sot, në bisedimet për decentralizimin, çfarë mund të thoni se është arritur?

Ylber Hysa: Takimi i sotëm ka qenë i një lloji tjetër. Për herë të parë është provuar një formë tjetër e bisedimeve, duke patur më shumë një përpjekje, që në formë bilaterale, ndërmjetësit të kontaktojnë me palët për të parë në se mund të afrohen pikëpamjet për disa çështje që janë identifikuar me rëndësi për palët, duke përfshirë çështje të arsimit, të përdorimit të Universitetit serb në Mitrovicë, çështjeve rreth komunave të reja dhe Mitrovicës. Në këtë aspekt, nuk ka patur shumë kontakt mes palëve, veç ndoshta një takimi shumë të shkurtër në fund, ku më shumë ka patur një lloj njoftimi, se sa shkëmbimi të pikëpamjeve. Në këtë aspekt, kjo ka qenë risia, në dallim prej takimit të djeshëm, ku pala serbe, në mënyrë të qartë, i ka ikur çdo lloj marrëveshjeje, ose çfarëdo lloj mundësie për ta shtyrë procesin përpara, para takimit të takimit të datës 24 në Vjenë.

Zëri i Amerikës: Disa ditë më parë, pala shqiptare doli me propozimin për krijimin e dy komuna të reja me shumicë serbe, që e çon në gjashtë numrin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. A e ofruat ju në bisedimet sotme këtë propozim tuajin dhe si u prit ai nga pala serbe?

Ylber Hysa: Nuk kishte kontakte të drejtpërdrejta, siç thashë, me palën serbe, por përfaqësuesit ndërkombëtare shprehën një kënaqësi për këtë vendim të palës kosovare për të ofruar dy komuna, Parteshin, i cili më pare ka qenë një pilot-projekt dhe Kllokotin, të cilat ishin të dyja komuna në afërsi të komunës ekzistuese të Vitisë dhe të Gjilanit. Ndërsa pala serbe, me sa morëm vesh ka ndërmjetësit në Vjenë, kishte hequr dorë nga dy komuna-fshatra, siç ishte ajo e Bjellopolës në Pejë, në afërsi të Patriarkanës dhe një e tillë e ngjashme, për të cilën pala serbe ka thënë në konfererncë për shytp se ajo i ka 12-13 kërkesa, prej të cilave 7 i konsideron si komuna standarte; të tjerat janë të tipit të Bjellopolës.

Zëri i Amerikës: Zoti Hysa, çfarë u bisedua dje për çështjen e mbrojtjes së objekteve kulturore dhe fetare, më konkretisht?

Ylber Hysa: U bisedua konkretisht për ekspertizën që kanë bërë ekspertët ndërkombëtarë që kanë punuar për 12 zona mbrojtëse përreth kishave dhe manastireve të cilat konsiderohen të kenë një rëndësi të veçantë dhe pala kosovare ka marrë pjesë në këtë pjesë të bisedimeve në mënyrë shumë intensive me një argumentim që është pëlqyer nga të gjithë, ndërsa pala serbe ka hequr dorë nga çfarëdo lloj bashkëpunimi. Ndërsa ne kemi dërguar edhe dokumentin mbi atë se si ne e shohim menaxhimin e këtyre zonave që për ne ka të bëjë më shumë me një lloj planifikimi hapësinor, se sa me ndonjë hapësirë e cila është jashtë kontrollit të kosovarëve. Gjithashtu, jemi dakorduar, ndonëse jo shumë lehtë, që të krijohet komisioni i trezorit arkeologjik, i cili është marrë nga Kosova dhe mbahet në Beograd.

Zëri i Amerikës: A kanë të bëjnë mosmarrëveshjet midis dy palëve kryesisht me mënyrën për mbrojtjen e objekteve fetare, apo me territorin e zonës së mbrojtur?

Ylber Hysa: Jo, ajo që ka ndodhur dje, në fakt ka qenë më shumë e ndikuar nga qasja e politizuar e palës serbe në vigjilje të takimit të parë që duhet të mbahet mes krerëve kosovarë dhe serbë dhe është një përshtypje jo vetëm e jona, por edhe të gjithë të tjerëve, që pala serbe ka dashur që të tregojë një pozicion shumë më të ashpër dhe të pandryshuar karshi këtij takimi dhe kjo është pare edhe më vonë në komunimikin me media, ku pala serbe, në mënyrë kontradiktore disa here ka shpjeguar në mënyrë të çuditshme në se do të marrë pjesë, apo jo në takimin që do të zhvillohet në Vjenë. Kështuqë që bisedimet e trashëgimisë kan]ë qenë më shumë një dam kolateral, do të thoja, se sa një lloj ngecjeje. Takimi i ardhshëm mund të pritet në gusht dhe besoj që ajo që mund të shquhet këtu ka qenë fakti që ne dhe ekspertët ndërkombëtarë jemi shumë afër. Dhe kjo është një fakt që të inkurajon.

Zëri i Amerikës: Në kushtet kur nuk po arrihet përparim në bisedimet për çështje teknike dhe kur pritet që në date 24, pra në javën e ardhshme të zhvillohet takimi për të biseduar për çështje politike, si do të veprohet me bisedimet për çështje teknike, do të vazhdojnë ato njëkohësisht me politike, apo ka një afat për përfundimin e tyre?

Ylber Hysa: Nuk kam besoj që jam duke zbuluar një risi të madhe, sepse them që nuk pritet shumë nga pala e Boegradit, që të jetë afruar karshi pozicioneve rreth të statusit të Kosovës. Sikur kjo të ndodhte, do të ishte një risi për vetë demokratizimin e Kosovës, i cili fatkeqësisht nuk ka ndodhur sikurse kanë pretenduar disa dhe në këtë aspekt besoj që të jetë një detyrë sfiduese para ndërmjetësve në Vjenë që ta mbajnë gjallë këtë proces, duke bërë jo vetëm takime të drejtpërdrejta, të cilat vështirë se do të gjejnë një partner në Beograd, i cili do të pranonte pavarësinë e Kosovës dhe në këtë mënyrë do të ketë përpjekje në kombinuara në mënyrë që të vazhdohet edhe me bisedime të këtij lloji, në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë për ta mbajtur procesin tek një vendim, i cili mund të pritet deri në fund të vitit, sipas të cilit duhet të përcaktohet statusi i Kosovës.

XS
SM
MD
LG