Lidhje

Virusi i gripit të shpendëve në Bullgari


Zyrtarë të bujqësisë në Bullgari thanë se kanë zbuluar ekzistencën e virusit të gripit të shpendëve në fermat e një fshati në afërsi të kufirit me Turqinë, por shkencëtarët nuk do të mund të dinë për disa ditë në se ai është i tipit vdekjeprurës H5N1.

Ministri i Bujqësisë, Nihat Kabil tha sot se të 480 pulat dhe gjelat në fshat do të asgjesohen për të ndaluar përhapjen e sëmundjes. Katër raste të virusit vdekjeprurës H5N1 të gripit të shpendëve u zbuluan në disa mjelma të egra në shkurt në Bullgari.

Virusi i gripit të shpendëve ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 130 njerëzve që nga viti 2003, kryesish në Azi. Shumica e viktimave e kanë marrë sëmundjen nga kontakti me kafshët por ekspertët e shëndetësisë janë të shqetësuar se virusi mund të transformohet në një formë që mund të transmetohet lehtësisht mes njerëzve. //rd//

XS
SM
MD
LG