Lidhje

SHBA: Implanoni, një kontraceptiv i ri i efektshëm


Administrata amerikane e Ilaçeve dhe Ushqimeve, miratoi një kontraceptiv të ri për gratë amerikane, të quajtur Implanon.

Ky kontraceptiv përdoren tashmë nga 2 milionë e gjysëm gra në 30 vende të tjera të botës. Implanonit i është dhënë forma e një fije shkrepseje dhe ai vendoset nën lëkurën e pjesës së sipërme të krahut të grave. Me t’u injektuar, ai çliron gradualisht një dozë të vogël të hormonit progestin, për një periudhë tre-vjeçare.

Mjekët e Qendrës Mjekësore të Universitetit Kolumbia të Nju Jorkut thonë se provat treguan se Implanoni është në 99 për qind të rasteve i efektshëm. Ky kontraceptiv i ri është i pari që do të përdoret nga gratë amerikane, që nga koha kur kontraceptivi tjetër, Norplant, u hoq nga tregu në vitin 2 mijë, për shkak se nuk përmbante sasinë e nevojshme të progestinës.

Implanoni do të fillojë të përdoret gjerësisht në Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm, pasi mjekët të përgatiten se si ta vendosin dhe ta heqin pajisjen nën lëkurë.//lk

XS
SM
MD
LG